Pak ditë më parë, moderatorja Fatma Methasani dhe chefi i njohur shqiptar, Afio Rrotani, bën publike lidhjen e tyre duke treguar se kishin më shumë se dy vjet bashkë, por kishin arritur ta mbanin çdo gjë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Të ftuar në intervista të ndryshme, çifti tregoi se kishte nisur bashkëjetesën dhe ditën e sotme ka qenë vetë Afio, ai i cili ka publikuar disa pamje nga shtëpia moderne ku jeton me partneren.

Në disa foto dhe video ai ka filmuar një pjesë të kuzhinës ku shihet aredimi modern dhe në një foto tjetër ka postuar veten teksa shihet duke punuar në një laptop, ku bie në sy që në shtëpinë e tyre mbizotëron ngjyra e bardh dhe mobiliet shumë moderne.







