Pak ditë më parë në të gjitha media bëri bujë lajmi se prezantuesja Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk, Tolgahan Sayisman, janë në pritje të fëmijës së parë. Si fillim ky lajm u mësua nga mediat turke të cilat raportuan se çifti pas një kontrolli rutinë kishin zbuluar edhe shtatzënisë e ish missit.

Më vonë edhe vetë Almeda e konfirmoi ku rrëfeu se ishte shumë e lumtur dhe e bekuar me këtë gjë. Ajo është tashmë në javët e para të shtatzënisë dhe që tani kanë filluar dhuratat për të dhe për bebin.

Almeda ka publikuar së fundmi një foto në ‘Instastory’ ku tregon se ka marrë një dhuratë. Një shportë me produkte kujdesi për të dhe për foshnjën.






