Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 21:09

I dashuruar marrëzisht, Getoar Selimi i bën dedikimin më romantik Marinës

Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, një vit më parë morën vëmendjen e të gjithë mediave me dasmën madhështore, e cila u komentua gjatë. Ata janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku dhe jeta e tyre private komentohet gjithmonë.

Përpara disa kohësh moderatorja dhe reperi ishin në vëmendje të mediave për shkak të udhëtimeve të shumta që bënë në Miami, Kubë e Bahamas nga ku postuar dhe foto mahnitëse.

Mirëpo ditën e sotme Geti i ka surprizuar të gjithë fansat teksa ka publikuar një foto shumë të ëmbël me bashkëshorten e tij dhe i ka dedikuar asaj disa fjalë zemre.

“Ana ime e bukur”, ka shkruar reperi pranë fotos ku të dy duken shumë të dashuruar.