Ish-banorja e "Big Borther Albania", Xhensila Pere që pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin e njohur u kthye në një nga vajzat më të komentua në media. Ajo është mjaft aktive dhe shumë e ndjekur në ‘Instagram’, ku shpesh herë publikon foto provokuese ku bien në sy format trupore.

Së fundmi ajo ka bërë lëmsh fansat me një postim, ku shfaqet duke pozuar në natyrë, pasi njëri prej tyre e ka ngatërruar atë me modelen e njohur Oriola Marashi.

Xhensila ka publikuar mesazhe me personin në fjalë i cili teksa e ka përshëndetur i ka shkruar Oriola Marashi. Ndërsa vetë ish banorja e ka marrë me sportivitet këtë ngatërresë dhe plotë me humor i ka shkruar: “Jo, jam vëllai”.





