Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 13:01

‘Të dashurën e parë e bleva me para', aktori shqiptar bën deklaratën shokuese

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e njohur "Soriee" ka qenë i ftuar aktori shumë i dashur për publikun Herion Mustafaraj, i cili për publikun shqiptar është bërë i njohur që pas rolit që luajti në filmin ‘Beni ecën vetë’.

Herioni ka habitur publikun e emisionit teksa ka rrëfyer diçka më shumë për historinë e tij të parë të dashurisë, për të cilën tregoi se të dashurën e bleu me lekë.

“Unë kisha një shok, që babain e kishte shofer që dilte jashtë shteti. Atë kohë ai kishte futur një fotografi të një femre nudo. Thjesht jë femër nudo. Vjen një ditë në shkollë dhe më thotë, shikoje ccfarë kam. Unë sa e pashë thashë me vete, mos, kjo është imja. Kjo është imja, do e blej vëllai jot. E bleva për 100 lekë, atë kohë i thonë 100 dollarë. Ajo ishte gocë e mirë, pa fjalë. E mbajta, e palosa e bëra të vogël dhe u mërzita. E shita pastaj për 500 lekë dhe bëri sa bëri xhiron e shkollës dhe kur erdhi ishte palosur shumë. Kur më erdhi nga një shok, e hap dhe pashe të dashurën time të parë. E bleva për 30 lekë dhe ia lashë një ushtari pastaj”, – tregoi plot humor Herioni duke shkaktuar të qehsura në sallë.