Kuriozitete / E Premte 26 Tetor 2018, 12:12

Nuk do ta besoni, por shihni çfarë zbulon për ju mënyra sesi kryqëzoni krahët

Shkencëtarët besojnë se pjesa e trurit tonë që dominon proceset tona të mendimit mund të përcaktohet duke studiuar gjuhën e trupit dhe ka pasur shumë studime që kërkojnë të konfirmojnë se mes tyre ka një marrëdhënie. Mendohet se mënyra se si ju kryqëzoni krahët mund të zbulojë se çfarë personaliteti keni dhe se njerëzit mund të ndahen në një nga tre kategoritë e mëposhtme. Shikoni figurën e më poshtme dhe shihni se në cilën kategori futeni.

1.Kur kryqëzoni krahët dora juaj e djathë qëndron jashtë.

Nëse ju pëlqen të kryqëzoni krahët dhe dora juaj e  djathtë qëndron  jashtë  krahut tuaj të majtë, atëherë ju jeni një person intuitiv i cili është thellësisht në përputhje me ndjenjat e tij dhe është shumë i vetëdijshëm për ndryshimet e ndryshme që pëson në humor. Mund të mendosh se çfarë mendojnë apo ndjejnë njerëzit para se të hapen për ju. Ju jeni një person tepër kreativ, i cili mendon jashtë kutisë. Jeni nga ata persona që çdo çështje  shqyrtoni deri në detajin më të vogël.

2. Kur kryqëzoni krahët dora juaj e majtë qëndron jashtë

Nëse ju pëlqen të kryqëzoni krahët me dorën tuaj të majtë që qëndron jashtë krahut tuaj të djathtë, atëherë jeni një person pragmatik që i pëlqen t'i shikojë gjërat në mënyrë logjike, duke mos i lënë ndjenjat tuaja të gjykojnë. Ju pëlqen të analizoni me kujdes problemet përpara se të merrni një vendim. Ju jeni të njohur në mesin e miqve tuaj për inteligjencën tuaj dhe mendimet e shpejta.

3. Kur kryqëzoni krahët të dy duart qëndrojnë jashtë

Nëse ju pëlqen të kryqëzoni krahët me dy duar që qëndrojnë në krahët e kundërt, atëherë ju jeni të sigurt në vetvete dhe keni një ndjenjë të fortë drejtimi në jetën tuaj. Ju jeni të sigurt për veten dhe vendimet tuaja, dhe keni një tip autoritar që frymëzon njerëzit që t'ju drejtohen për udhëzime. Ju jeni një udhëheqës i  lindur dhe jeni në gjendje të merrni në konsideratë ndjenjat e njerëzve dhe mendimet e ndryshme dhe të arrini në një zgjidhje nga e cila do përfitojnë të gjithë.