Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 12:12

Aspak e frikshme, maskimi qe Anxhelina ka zgjedhur për Halloween është thjesht epik

Muaj tetor është konsideruar gjithmonë si muaji i "Halloween-it", ku të gjithë maskohen me veshje të frikshme. Mirëpo ndonëse në vendin tonë kjo festë festohet vetëm në 31, në SHBA ka nisur prej ditësh.

Ka qenë këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ajo e cila ka publikuar disa pamje nga atmosfera e krijuar në Amerikë. Mirëpo ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur që janë veshur frikshëm, Anxhelina dhe make-up artisti i njohur Ariel kanë shkrirë së qeshuri ndjekësit me maskimin e tyre.

Arieli ka vendosur të vishet si një shqiponjë, ndërkohë që Anxhelina si një njëbrirësh. Në videot e publikuara në ‘Instastory’, dyshja shfaqet duke u argëtuar pa masë në prani të miqve.