Këngëtari shumë i dashur për publikun Ermal Fejzullahu është padyshim një ndër personazhet më simpatik i cili gjithmonë tërheq vëmendjen e publikut me jetën e tij private. Mirëpo ndonëse ai dhe babai i tij Sabri Fejzullahu janë dy më të njohurit në familje, së fundmi për publikun e gjerë është prezantuar edhe motra e Ermalit, Bulëza.

Ka qenë vetë Ermali ai që ka publikuar një foto me Bulëzën, e cila prej vitesh jeton larg Shqipërisë. Në foto shihet ngjashmëria e madhe që ka mes tyre aq sa duken identik.

"Një motër është një dhuratë për zemrën, një mike e shpirtit dhe një fije e artë për kuptimin e jetës. Shihemi prap së shpejti motër."- ka shkruar këngëtari krahas fotos.






