Futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, së fundmi ka mahnitur mediat e huaja me performancën fantastike në 10 ndeshjet e fituara me Arsenalin. Ai ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes britanike "The Sun", e cila i ka dedikuar një artikull historisë së dashurisë mes Granitit dhe bashkëshortes së tij Leonitës.

Siç duket romanca e tyre ka nisur që vite më parë kur Graniti ka qenë lojtar i skuadrës gjermane 'Borussia Monchengladbach', kur rastësisht janë takuar në një lokal në gjermani ku Leonita punonte asaj kohe.

"26-vjeçarja është takuar me Granitin kur ishte lojtar i skuadrës gjermane 'Borussia Monchengladbach'. Leonita, njësoj si Graniti, vjen nga një familje kosovare dhe ka punuar në një lokal gjerman.”ka shkruar ‘The Sun’.

Më vonë shkruhet se çifti simpatik është martuar në vitin 2016 në një dasmë madhështore dhe se aktualisht jetojnë bashkë në Londër për shkak të angazhimit të Granitit me skuadrën britanike.






