Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 10:10

Në foto është si yll, por ja si duket Morena Taraku pa pikë make up-i

Këngëtarja Morena Taraku është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar muajt e fundit në media. Që pas lidhjes me miliarderin Sasha Sobah ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe jeta e saj private përbën gjithmonë një interes.

Siç dihet Morena shpesh është cilësuar si një nga femrat më simpatike dhe seksi shqiptare e cila në çdo dalje publike kujdeset maksimalisht për pamjen e saj. Madje dhe në rrjetet sociale çdo foto e Morenës është e kuruar deri në detaj.

Mirëpo si rrallëherë këngëtarja së fundmi ka habitur ndjekësit teksa është shfaqur pa pikë make up i në fytyrë. Në foton e publikuar prej saj, Morena shfaqet pa grimë në fytyrë dhe  e veshur shumë thjesht teksa është tek dentist.