Që pas këngës "Bon Bon" këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka arritur një sukses të madh në muzikën ndërkombëtare. Ajo ka publikuar një serë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite dhe që dëgjohen nga të gjithë. Projekti i saj më i fundit ishte 'Oh God', një këngë kjo mjaft e klikuar ku Era shfaqej shumë seksi.

Mirëpo siç duket ajo nuk ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi është mësuar se këngëtarja shqiptare do të vijë në një super bashkëpunim me Dj dhe këngëtarin me famë botërore Jonas Blu.

Së fundmi Jonas Blue ka prezantuar albumin e tij të ri që do të titullohet Blue, ku krahas emrave të famshëm pjesë e tij do të jetë edhe Era. Era dhe Dj do të sjellin këngën që titullohet ‘Purpose’ që pritet të kthehet në një super hit.





