Nga Shqipëria / E Premte 26 Tetor 2018, 09:09

Nuri i shtatzënisë, shini sa shumë ka ndryshuar Loredana (Foto)

Prej muajsh në media ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur Loredana dhe partneri i saj Mozzik janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse vetë çifti nuk ka pranuar asgjë publikisht, në media janë shpërndarë video dhe foto ku Loredana shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Ndër të tjera çifti herë pas herë bën postime të ndryshme që nënkuptojnë se ata shumë shpejt do të bëhen prindër. Mirëpo siç duket shtatzënia e ka transformuar shumë këngëtaren. Në disa foto që ajo dhe Mozzik kanë publikuar në rrjetet sociale shihet se Loredana ka shtuar shumë në peshë.

Ajo shihet më e mbushur në pjesën e fytyrës dhe të themi të vërtetën, nuri i shtatzënisë i shkon shumë këngëtares së hitit 'Bonnie and Clyde'.