Siç dihet këngëtaret me origjinë shqiptare si Era Isresfi, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha po korrin një sukses të madh në tregun botëror. Mirëpo ato nuk janë të vetmet shqiptare të cilat po bëjnë namin në botë.

Së fundmi shqiptareve që po shkëlqejnë në botë i është shtuar dhe një këngëtare e re në moshë e cila quhet Ana Max, emri real i së cilës është Ana Koçi. Ana ka lindur në vitin 1996 në SHBA, mirëpo mësohet se prindërit e saj janë emigrant shqiptar.

Ajo e ka nisur herët karrierën e saj dhe deri tani ka publikuar disa këngë si 'Sweet but Psycho', 'My way' etj. Por falë një bashkëpunimi me Dj e famshëm David Guetta, Ana ka arritur të bëhet më e njohur për publikun.





