Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 23:11

U tha se është në lidhje me Albi Nakon, Alba Hoxha flet për herë të parë për dashurinë

Prej kohësh në media është përfolur se koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina dhe prezantuesja e motit, Alba Hoxha, janë në një lidhje. Mirëpo edhe pse ata janë fotografuar shumë herë bashkë, dyshja i hodhi poshtë të gjitha lajmet.

Ditën e sotme Alba ka dhënë një intervistë për revistën ‘Class’ ku ka zbuluar më shumë të pathëna për veten dhe për dashurinë. Ajo ka rrëfyer gjithçka në lidhje me dashurinë që nga puthja e parë e deri tek joshja.

Dashuria e parë, të kujtohet?

-Po më kujtohet.

Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?

-Puthja e parë zbulim.

Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?

-Nëse marrëdhënia është e sinqertë dhe besnike ia vlen të ngulësh këmbë.

Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shot-sa rresht?

-Një marramendje e lehtë.

Strategjia e joshjes. Cila është jotja?

-Buzëqeshja.

Kategoritë e djemve që nuk të pëlqejnë?

-Djemtë që janë të varur financiarisht nga familja.

Çfarë përdor për të joshur: pamjen, pasurinë, trurin, humorin?

-Pamjen fillimisht, trurin dhe humorin.

Shqisa më e rëndësishme në dashuri?

-Sytë.

Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?

-Nuk e mbaj mend.

Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?

-Është gjest kur femra kujdeset për veten dhe do të jetë e kuruar në çdo detaj.

Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?

-Unë nuk besoj tek dashuritë me shikim të parë, përjashtoj disa raste të rralla, kur është e destinuar për të përfunduar në dashuri të vërtetë, dashuria me shikim të parë krijon vetëm iluzione.

Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?

-Dashuria pasuron seksin.

Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?

-Për dashurinë ia vlen të bësh çmendurira.

Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?

-Unë do të thoja ngjashmëria.

Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?

-Të shihemi në sy.

Sakrifica apo lule dashurie?

-Vetëm sakrifica.

Nga e kupton që historia është dashuri e vërtetë?

-Nga ndjenjat, përkushtimi, sakrifica, sinqeriteti dhe besnikëria

Një dashuri jotja e madhe e përmbledhur në një: vend, ushqim, muzikë?

-Bregdet, sallatë e ftohtë ,(You’re not alone Michael jackson )

Dashuron shumë? Apo mesatarisht?

-Mesatarisht.