Kryebashkiaku Erion Veiaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa në datën 6 tetor u bënë për herë të parë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Kajan. Ata kanë qenë shumë aktiv këto kohë në rrjetet sociale dhe kanë publikuar disa foto dhe urime për të sapolindurin.

Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe të mediave ka qenë pamja e Ajola Xoxës pas lindjes. Ajo ka publikuar së fundmi një foto ku shihet e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë të kuqe i cili ka disa pika të bardha.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë format perfekte të Ajolës, e cila nuk ka as një muaj që është bërë nënë. Kjo foto ka mahnitur fansat e saj të cilët e kanë komplimetuar për kujdesin që tregon të trupin e saj.






