Ditën e sotme një foto e publikuar nga këngëtarja Ronela Hajati në "Instagram" u bë virale në të gjitha mediat dhe u komentua gjatë nga fansat. Në foto këngëtarja shfaqej e veshur me një palë kominoshe teksa në pjesën intime i ishte krijuar një rrudhë. Kjo gjë u vu re nga ndjekësit të cilët e pyetën Ronelën nëse kishte një organ gjenital mashkulli.

Si fillim këto komente u morën me sportivitet nga ana e këngëtares së hitit ‘Do ta luj’, e cila me humor u përgjigj se ‘Po’ ishte një organ gjenital mashkulli, mirëpo ajo nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer së fundmi në ofendime kundër të gjithë atyre personazhe që e shanë për këtë foto.

"Nga këtu ku jam shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë. E kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime, zili dhe mbase s'kemi faj."- ka shkruar Ronela.

"Dhe sa për b**e, unë realisht mund t'i kem më të mëdhaja se ca 'skutha' që mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto. U, më fal, edhe një gjë. Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s'hanë pykë fare dhe e mendojnë vërtetë ore."- vazhdon ajo.

"Dhe po e shkruaj shqip meqe kemi shumë kërkesa. Plus dhe të mos ju dëgjojë njeri tjetër. Ditë të mbarë." "Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit "Të drejtë ke", "Po me ca merresh", "Bravo Ronel" domethënë."- ka përfunduar e indinjuar këngëtarja.







