Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, e cila ka sjell në ekranin shqiptare një serë programesh të njohura të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshëm.

Aktualisht ajo është duke moderuar 'Dance with me', i cili transmetohet çdo të hënë në televizionin Klan. Siç ka lajmëruar ajo pritet që pas përfundimit të ‘Dance with me’ të nisë spektakli ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe një program i ri i cili do të titullohet ‘Femra’.

Mirëpo cik duket këto dy programe nuk do jenë të vetmet që do të vijnë pasi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Alketa ka ngritur dyshimet se shumë shpejt mund të rikthehet programi shumë i dashur për publikun ‘X Factor’.

Në një video të publikuar nga vetë mdoeratorja, Alketa shihet duke kënduar në një nga sezonet e ‘X Factor’ dhe pranë videos ka shkruar: “Do ju pëlqente të rikthehej X Factor?”, duke nënkuptuar kështu se ndoshta në sezonin tjetër do të rikthehet spektakli i talenteve.





