Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 21:09

Vetëm me robdeshampër veshur, Zaimina zbulon pamjet nga dhoma superluksoze

Që pas lindjes së vajzës, këngëtarja e  njohur Zaimina Vasjari ka qenë shumë aktive në rrjete sociale dhe shumë herë ka publikuar jo vetëm foto me vogëlushen Khloe, por edhe pamje të ndryshme nga shtëpia e saj moderne.

Siç dihet profesioni i saj tjetër është arkitekte dhe pak kohë më parë Zaimina publikoi një foto ku shfaqte një pjesë të sallonit dhe kuzhinës, ku shihej arredimi mjaft modern që me siguri e ka zgjedhur vetë këngëtarja.

Ndërsa ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto ku shihet e shtrirë në krevat teksa shfaqet e veshur vetëm me një robdeshampër. Përveç trupit të saj seksi, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave ka qenë dhoma e saj e gjumit.

Në të shihet një krevat super i madh dhe modern ku në sy bien jastëkët e pellushit dhe një kokë krevati si një faqe e vetme muri.