Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 21:09

Një super yll i vërtetë, e dashura e Feros do t’ua heq trurin

Reperi i njohur shqiptar Fero edhe pse i vogël në moshë ka arritur të marrë vëmendjen e  të gjithëve dhe të publikojë një serë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite. Emri i tij është shumë i lakuar në media për shkak të sherreve dhe përplasjeve të ndryshme që reperi ka pasur me figura të tjera të njohura.

Ndonëse është mjaft aktiv në rrjetet sociale, jetën e tij private Fero ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes së publikut dhe asnjëherë nuk ka prezantuar ndonjë nga të dashurat e tij.

Mirëpo siç është mësuar së fundmi, Fero qenka i lidhur me një femër super seksi. Sipas burimeve pranë gazetës ‘Express’, Fero është në një marrëdhënie me modelen me origjinë maqedonase, Arbenita Ismajli.

Arbenita është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe ka tërhequr gjithmonë vëmendjen sidomos të meshkujve me pamjen e saj të bukur dhe fotot shumë provokuese. Në disa prej postimeve të saj shihen edhe komentet me zemra nga ana e Feros si dhe ngacmimet mes tyre.