Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 13:01

Nuk njihet, Tayna bëhet bjonde dhe duket fiks si një kukull Barbie

Emri i Taynës ka qenë një ndër më të komentuarit kohët e fundit në media. Që pas publikimit të këngës "Columbiana", ajo mori një famë të madhe dhe u kthye shpejt në një ndër vajzat më të kërkuara në clubet e Shqipërisë.

Këngëtarja gjithmonë është komentuar për stilin e veçantë ku në sy bien, sytë e zinj dhe flokët e gjatë brun. Mirëpo pak më parë ajo i ka lënë të gjithë fansat gojë hapur teksa është shfaqur me një look shumë më ndryshe se zakonisht.

Tayna ka publikuar një foto ku shihet me flokë të gjatë e të shtrirë, ku bie në sy ngjyra bjonde platin. Me këtë pamje askush nuk e ka njohur këngëtaren, por të themi të vërtetën duket fiks si një kukull Barbie.