Këngëtari i hiteve "Mirëmëngjesi", "Engjëll", "Unë dhe ti", Alban Skënderaj është padyshim një ndër personazhet e preferuar për shqiptarët jeta e të cilit gjithmonë përbën interes për publikun.

Siç dihet ai dhe bashkëshortja Miriam janë prindër të një vajze të vogël që quhet Ameli. Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shumë herë publikon foto dhe video nga jeta e tyre e përditshme, ku nuk mungojnë edhe imazhet e ëmbla me Amelin.

Ditën e sotme ka qenë Albani ai i cili ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me të bijën. Ameli shihet e ulur në gjurin e të atit ndërkohë që duket sikur është duke biseduar me të.






