Ai është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, i cili me rolet e ndryshme në spektaklin "Duplex" ka arritur që të vjedh zemrat e të gjithëve. Bëhet fjalë për Visjan Ukcenaj, i cili siç dihet pak muaj më parë u bë baba për herë të parë.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e tij, pasi bashkëshortja Jona feston sot ditëlindjen. Në një postim në ‘Instagram’, Visjani i ka bërë Jonës urimin më të veçantë. Ai ka publikuar një foto të vjetër të tyre, ku dyshja shfaqen më të rinj dhe me flokë të gjatë.

"Gëzuar Ditëlindjen zemër me kete foto plot me lesh. Unë dhe Divini të duam shumë."- ka shkruar aktori. Një urim ky mjaft komik i cili ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit e tij.





