Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 11:11

Ambasada paralajmëron: Mos u mashtroni, ja si të plotësoni vetë lotarinë amerikane

Në datën 3 tetor u hap zyrtarisht për të gjithë "Lotaria Amerikane" e cila do ti jap mundësi të gjithë shqiptarëve që të aplikojnë për një vizë amerikane. Siç është lajmëruar ajo do të mbyllet në datën  6 nëntor dhe për këtë arsye këto javë ka pasur një fluks të lartë aplikuesish.

Ditën e sotme ‘Ambasada Amerikane’, ka publikuar një postim ku ka paralajmëruar të gjithë aplikuesit që të mos bien pre e mashtrimeve. Ata kanë kërkuar që gjithsecili ta plotësojë vetë lotarinë dhe madje ka dhënë dhe disa këshilla se si lotaria të plotësohet në shtëpi.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit: (këtu) dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj: (këtu), shkruan ambasada.

“Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu. Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas”.