Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 11:11

Mëngjes i ëmbël, Fatma i përgatit surprizën romantike Alfios

Një javë më parë moderatorja e dashur shqiptare, Fatma Methasani dhe chefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani, pranuan publikisht se janë në një lidhje. Nëpërmjet intervistave të ndryshme, çifti më i ri i showbizit pranoi se kishin 2 vite që ishin bashkë dhe se kishin arritur që lidhjen ta mbanin larg vëmendjes së publikut gjithë këto kohë.

Mirëpo së fundmi ata kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale ku kanë publikuar dhe disa foto nga udhëtimet dhe përditshmëria e tyre. Në një video që moderatorja e ‘Fun Day’ ka publikuar pak minuta më parë, ka zbuluar se dyshja e nisë ditën bashkë dhe se madje ata shpesh herë i bëjnë njëri-tjetrit dhe surpriza romantike, si ajo që Fatma i ka përgatitur partnerit të saj sot.

 “Njëri këtu as nuk ja ka idenë që e pret një surprizë. Rri dhe ankohet për trafikun”,-shkruan ajo.

Në një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram, Alfio shfaqet i lumtur teksa shikon motorrin e tij.

"S'kam faj unë që të thërras 'drita e syve të mi'. Të dua."- shkroi Alfio në postimin ku
etiketoi moderatoren.