Ditën e djeshme Princ Harry dhe dukesha e Sussexit, Meghan Markle, kanë qenë të pranishëm në Tonga ku dhe po zhvillojnë turneu 16 ditor në Australi. Dukesha e cila pritet që së shpejti të bëhet nënë shkëlqeu e veshur me një fustan të kuq pas trupit, i cili shkonte deri poshtë gjunjëve.

Mirëpo ndonëse të gjithë duhet ta kishin mendjen tek pamja e saj mahnitëse të gjithë sytë e të pranishmëve janë fokusuar tek një detaj i çuditshëm në fustanin e Meghan. Dukesha e re kishte harruar të hiqte etiketën nga fustani i saj.

Ky incident i Meghan nuk ka kaluar pa u kapur nga ana e mediave të cila kanë shpërndarë fotot që janë bërë virale në të gjithë botën. Publiku po dhe vetë mediat kanë mbetur të çuditur se si Dukesha që duhet të kujdeset edhe për detajin më të vogël në daljet e saj publike kishte harruar të hiqte etiketën.






