Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 10:10

Ilda Bejleri pushton mediat franceze, nuk do ta besoni se ç’thuhet për të

Ilda Bejleri është cilësuar gjithmonë si një nga prezantueset më seksi të sportit. Ajo tërheq përherë vëmendjen e mediave me fotot provokuese, ku ekspozon format bombastike. Siç dihet pamja e saj është komentuar shpesh edhe nga mediat e huaja, mirëpo së fundmi Ilda ka pushtuar të gjitha mediat në Francë.

Një portal i cili i dedikohet futbollit ka prezantuar me fansat francezë bukuroshen shqiptare duke shpërndarë disa nga fotot që Ilda ka realizuar në stadium. Siç shprehen ata një nga arsyet se përse 'Kombëtaria Shqiptare' ka një rezultat të dobët është pikërisht gazetarja e njohur.

 "Prandaj ka nivel kaq të dobët Shqipëria, të gjithë kanë mendjen tek gazetarët gjatë kohës që luhen ndeshjet”, ka qenë komenti i faqes i cili ka shkaktuar shumë reagime tek tifozët francezë që kanë mbetur të mahnitur nga bukuria e moderatores.