Të gjithëve u ka rastisur që kur takojnë një mik ose të afërm në rrugë në vend që ata t’ju takojnë ju kanë kërkuar para borxh. ‘Më jep ca lek borxh’ është një nga shprehjet më të dëgjuara nga shqiptarët, të cilët për tu shmangur kredive në banka gjejnë mënyrën më të lehtë të marrë hua.

Mirëpo së fundmi moderator i njohur, Ermal Mamaqi, nëpërmjet një videoje komike ka dhënë disa sugjerime sesi ti heqim qafe këta persona. Ermali ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet se një nga miqtë e tij i ka kërkuar disa lekë borxh.

Si fillim moderatori i ka treguar se portofolin e ka harruar në shtëpi dhe më pas kur miku insiston të vijë në shtëpi, Ermali i ka dhënë përgjigjen epike: ‘Të shtëpisë janë mirë të gjithë faleminderit.’, dhe largohet me shpejtësi.

Ky skeç i realizuar nga ana e moderatorit të ‘Xing me Ermalin’ ka shkrirë së qeshuri ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të bien dakord me këtë rast i cili ndodh shpesh.





