Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 10:10

Marina Vjollca së shpejti në ekran, zbulohen detaje të reja nga emisioni i shumëpritur

Me fillimin e sezonit të ri televiziv në të gjitha mediat u komentua gjatë mungesa e moderatores Marina Vjollca në promon e televizionit "Klan", dhe u mendua se ajo nuk do të prezantonte asnjë emision këtë  vit.

Mirëpo pak kohë më parë u zbulua se Marina vijonte të ishte pjesë e televizionit të njohur dhe se shumë shpejt ajo do të sjell një program që i dedikohet talenteve të reja.

Së fundmi, burimeve pran ‘Panorama Plus’ kanë zuluar se Marina është parë në ambientet e televizionit ‘Klan’ dhe se projekti i saj është pak i vështir për tu konkretizuar dhe për këtë arsye po zvarritet shfaqja e saj në ekran.

Ndër të tjera emisioni do të ketë në fokus personazhe me talente të fushave të ndryshme dhe është zbuluar se kanë nisur audicionet e para ku dhe do të bëhet përzgjedhja e talenteve të duhur për këtë program. Pavarësisht se xhirimet e para kanë nisur, burime për ‘Panorama Plus’ kanë zbuluar se emisioni i shumëpritur do të nisë në muajin shkurt të vitit 2019.