Një javë më parë reperi i njohur Stresi është arrestuar nga policia në një hotel në Linzë, ku ju gjet një armë dhe një sasi kokaine. Së bashku me të sipas raportimit të policisë ishte edhe një vajzë 20-vjeçare, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur.

Pas arrestimit të tij e fejuara Kejsi reagoi duke treguar se pavarësisht të gjithave është pranë Stresit dhe i këshilloi njerëzit që të shohin punën e tyre.

Mirëpo së fundmi ajo ka habitur fansat teksa ka bërë disa dedikime për bashkëshortin e saj. Në disa postime në ‘Instastory’ Kejsi ka treguar se nuk i intereson aspak tradhëtia e Stresit dhe i premtoi atij që s’do ta braktisë asnjëherë.

Në videot e publikuara shihet Kejsi në moment të ndryshme gjatë përditshmërisë së tyre duke treguar të gjithë vitet që kanë së bashku.





