Nga Shqipëria / E Enjte 25 Tetor 2018, 09:09

Kokrra e yllit, Enca prezanton shoqen bukuroshe dhe të gjithë u fiksuan

Këngëtarja e njohur Enca është padyshim një ndër personazhet që me këngët e saj ka arritur një sukses të madh. Çdo këngë e saj dëgjohet nga të gjithë dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Pak kohë më parë ajo publikoi edhe një bashkëpunim me Don Phenom që brenda pak ditësh u kthye në një super hit.

Shumë aktive në rrjetet sociale, Enca herë pas here publikon shumë video dhe foto provokuese të cilat komentohen gjatë nga fansat dhe mediat. Mbrëmjen e djeshme ajo ka habitur të gjithë fansat teksa ka prezantuar një nga mikeshat e saj, modelen e famshme iraniane, Mahlagha Jaberi.

"Ajo është kaq e bukur, nuk mund ta besoj që është njeri dhe është po aq e bukur sa edhe brenda", janë këto fjalët që Enca ka shkruar për modelen iraniane që njihet si femra më e bukur në botë.

Menjëherë pas Encës edhe Mahlagha ka bërë një postim ku shihet fotoja e Encës dhe u ka kërkuar fansave ta ndjekin.