Adrola Dushi është një nga modelet më të njohura shqiptare, e cila me bukurin dhe pamjen e saj ka tërhequr vëmendjen që në daljen e saj të parë. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe jeta e saj private merr gjithmonë vëmendjen e mediave.

Prej kohësh ajo nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe rrallëherë publikon foto nga jeta e saj e përditshme. Mbrëmjen e sotme, Adrola nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ka uruar publikisht nënën e saj për ditëlindje.

Në foto shihet Adrola së bashku me nënën dhe djalin Troi. Siç shihet dhe nga pamjet Adrola ka një ngjashmëri të madhe me maman e saj.





