Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 22:10

Prit çfarë? Noizy blen Ferrarin e radhës dhe të gjithëve u iku truri

Ditën e djeshme në media u komentua gjatë diss i që grupi i quajtur "Hellbanianzi" bënë grupit të njohur OTR. Ata publikuan këngën e tyre “A je normal?”, ku në tekst kishin përmendur modelen e njohur Oriola Marashi dhe Kallashin.

“Personi ma rrezik qe keni Oriola Marashin. Thoni keni hekra po s’i plasin. Thoni keni hekra keni bythët e Kallashit”, thuhet në tekstin e grupit.

I menjëhershëm ishte reagimi i djemve të OTR të cilët kanë publikuar disa foto dhe në përshkrim të tyre shkruhej: “S’ka naj gjo”, duke paralajmëruar kështu dissin që kanë përgatitur për ta.

Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë postimi i fundit i Noizyt, i cili nëpërmjet një imazhi ka zbulua se ka blerë Ferrarin e radhës “488 PISTA”. Në foto shihet që reperi e ka porositur tashmë Ferrarin më të ri, i cili me siguri ka çmimin marramendës.