Një javë më parë, bëri bujë në media lajmi se reperi i njohur, Arkimed Luashaj, i njohur si Stresi u arrestua nga policia pas u gjet me një armë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine.

Ky lajm u komentua nga të gjithë dhe në seancën e parë, gjykata mori vendimin arrest me burg për reperin duke mos e lënë atë të lirë. Ndërkohë të gjithë janë habitur teksa në Instagramin e Stresit është publikuar një postim.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke kënduar në ‘Kënga Magjike’ dhe pranë saj ka shkruar: “1 milion shikime faleminderit të gjithëve”. Ndërkohë ky postim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi siç dihet reperi është ende në qeli.

Por disa minuta më vonë Stresi ka marrë vendimin drastik dhe e ka fshirë menjëherë këtë foto nga profile i tij.






