Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 21:09

'Të kam zemër', e bija bën për të qarë Blendi Fevziun në mes të emisionit

Ditën e sotme në emisionin "Rudina" ka qenë i ftuar gazetari shumë i dashur për publikun dhe moderatori i emisionit 'Opinion' Blendi Fevziu, i cili si rrallëherë u surpriza nga vajza e tij e vogël Alis, e cila ka dal kështu për herë të parë në media dhe i ka dhënë një mesazh.

"Babi të kam zemër, të kam shpirt”, tha Alis në videomesazh ndërsa Blendi mbushi sytë me lot gëzimi kur e pa.

"Kjo ishte veshja e saj sot në mëngjes. Më tha: Shiko sa bukur jam veshur. Ajo është shumë kurioze dhe ndonjëherë habitemi nga mënyra se si i formon fjalitë. Në përgjithësi unë nuk e nxjerr vajzën, jam përpjekur të publikoj foto si hije sepse dua që kur të rritet të marrë vetë vendimin nëse do të bëhet publike", u shpreh Fevziu.