Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 21:09

'Po të doja Albi Nakon e kisha marrë,' Linda Rei habit fansat me deklaratën e saj

Linda Rei është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të komentuar nga mediat, deklaratat e të cilës tërheqin gjithmonë vëmendjen. Prej kohësh ajo nëpërmjet postimeve në ‘Instatsory’ ka thumbuar dhe ngacmuar koreografin Albi Nako dhe balerinën Alba Hoxha për të cilët përflitet se janë në një lidhje.

Mirëpo së fundmi make-up artistja në një intervistë për ‘alpetnews’ ka sqaruar se nuk ka asgjë me dyshen pasi ajo ka shumë respekt dhe e do shumë Albin, po ashtu edhe Albën.

"Ka qenë thjesht një shaka për tu tallur me Albën meqë bëra prerjen e flokëve si ajo. Po të doja Albi Nakon do e kisha marrë kur isha në “Dance with me” por thjesht e kam shumë xhan dhe e respektoj se është një njeri shumë inteligjent", është shprehur Linda.