Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 21:09

E quajti të parëndësishëm në 'Babastars', Agon Amiga i kthehet rëndë Lumi B-së

I ftuar në emisionin e njohur "NIN", reperi Lumi B ka habitur publikun teksa ka folur për dy labelat e njohur shqiptar ‘Babastars’ dhe OTR. Sipas  reperit të hitit ‘Pse m'le’ në këto labela nuk ka mbetur më askush dhe se prej kohësh ata janë përçar pasi nuk prodhojnë më këngë së bashku.

“Se di ca ka Babastarsa përveç Majkut dhe Getit ose OTR përveç Noizyt, askush s’ka mbet aty. Për shembull PINT-at janë duke marrë repera të rinj janë duke punuar si label ata nuk e di veç ata dy kanë mbet se Cozman dhe Agon Amiga është sikur nuk janë aty. Unë kam raporte të mira me ta, nuk jam duke fol keq për ta, por ata kanë kaq vjet që nuk kanë bërë një këngë Babastars s’ka Babastars, ku e kanë studion çfarë kanë bërë, ose tek OTR Noizy është kush është tjetër”, ka treguar Lumi duke thënë se vijon të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë.

Mirëpo këtë deklarata të tij nuk e ka pritur aspak mirë reperi Agon Amiga, i cili në një postim që bëri pak më parë në ‘Instastory’ i është kthyer shumë keq kolegut të tij.

“Ohhh tollum a e ke gjet nanën kush ta qet ngjum, kom menu qe je djal i mirë more ti, une ta mjeli bushtren bitch”, ka shkruar Agon Amiga në postimin e tij.