Capital T është një ndër reperët më të njohur në vendin tonë, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe bën shumë postime ku tregon përditshmërinë e tij.

Së fundmi Capital T është surprizuar nga reperi me famë botërore Drake, i cili i ka dërguar një mesazh të papritur këngëtarit. Në një postim që Capital T bëri në ‘Instastory’ shihet mesazhi i Drake i cili e ka falenderuar Trimin për diçka.

“Faleminderit për…”thuhet në mesazh i cili nuk është hapur plotësisht, por ka mjaftuar kjo që të gjithë fansat të bëhen kurioz për arsyen se përse Drake i ka shkruar reperit shqiptar.





