Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 13:01

Khloe K. nuk do t’ja dijë për Tristian, i jep fund lidhjes pak muaj pas lindjes së vajzës

Pak muaj më parë në media bëri bujë lajmi se Tristian Thompson tradhëtoi modelen e njohur Khloe Kardashian. Në disa video të publikuara nga "TMZ", ai shfaqej duke flirtuar dhe duke u puthur me disa vajza në një club. Të menjëhershme ishin reagimet e familjes së Khloes, mirëpo u duk se ajo ja fali tradhëtin babait të vajzës pasi ata u rikthyen përsëri bashkë.

Por sipas burimeve të fundit për revistën ‘People’ ka zbuluar së fundmi se Khloe nuk do t’ja dijë më për Tristian dhe se ata janë drejt ndarjes përfundimtare.

 “Nuk dimë të themi si shkuan gjërat nga të qenurit mirë pranë njëri-tjetrit në mungesën e takimeve për javë të tëra, por Khloe është shumë mirë. Ajo është përqendruar tek e bija dhe gjithçka mendon është ajo”,-zbulojnë burimet.