Aktorja e njohur turke, Hazar Erguclu, e cila në vendin tonë u bë e njohur me rolin e 'Simajt' në serial "Kuzey Guney", ku tërhoqi shumë vëmendjen me sjelljen e saj. Së fundmi në mediat turk është komentuar gjatë se aktorja është në një lidhje me regjisorin 20 vite më të madh në moshë Onur Unlu.

Mirëpo kjo lidhje nuk është pritur aspak mirë nga ana e fansave ë saj të cilët e kanë kritikuar dhe masakruar aktoren duke I thënë se ai është në moshën e babait të saj.

Dua të martohem sepse kam shumë dëshirë të bëhem nënë", është shprehur Hazar Erguçlu së fundmi në një intervistë.
Pas kritikave të ashpra të fansave, aktorja ka reaguar me një status në Instagram ku shkruan: "Unë e di çfarë bëj. Familja ime e di çfarë bëj. Ne të gjithë e dimë çfarë bëni. Po ju e dini çfarë po bëni?".





