Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 12:12

Nuk ja ndjen fare, Renato Mekolli bën të pa bërën në puntatën e dytë të emisionit

Të premten e kaluar filloi edhe spektakli i shumëpritur "Hell’s Kitchen" që moderohet nga shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli. Kjo puntat nuk u prit aspak mirë nga publiku dhe figura të njohura të ekranit, të cilat kritikuan Renaton për sjelljet e tij të ashpra, por edhe për hedhjen e ushqimeve në kosh.

Mirëpo ndonëse të gjithë prisnin një reagim nga ana e tij, ai në fakt ka publikuar së fundmi puntatën e dytë të emisionit ku tregon se sjelljet e tij do të vijojnë të jenë të tilla dhe se nuk ja ka ndjerë fare për kritikat e shumta që ka marrë.

Në promon e emisionit shihet se ai vijon të krijojë situate të tensionuara dhe të hedh ushqime në kosh duke treguar kështu se ky reality show është i ndërtuar në mënyrë të tillë dhe se asnjë kritikë nuk do ta ndryshojë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Të Premten në Hell’s Kitchen Ora 21:00 në Top Channel

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on