Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 12:12

Një program komik, Flor Agalliu zbulon detajet e spektaklit të ri në Top Channel

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se moderator i njohur i emisionit "Në shtëpinë tonë", Florian Agalliu do të sjell një reality show të ri që do të titullohet ‘Dita e parë e punës’. Ky spektakël do të transmetohet në ‘Top Channel’ dhe pritet të fillojë në fillim të muajt Janar.

Së fundmi në një prononcim për revistën ‘Who’, Flori ka treguar se ky program do të bazohet në kamerat e fshehta dhe do të jetë shumë komik.

“Programi do të quhet ‘Dita e parë e punës’ dhe është një format i ri televiziv që do të nisë shumë shpejt në ‘Top Channel’. Unë do të jem moderatori i programit, i cili bazohet në kamera të fshehta”,-zbulon ai. 

“Ne ndjekim në ditën e parë të punës një personazh i cili fillon punë për herë të parë dhe shkon në një kompani të re. Gjithë përballja që duhet të bëjë ai me secilin prej drejtuesve në vendin e punës ku ka aplikuar do të mbulohet nga aktorët tanë që do të përpiqen të krijojnë situata konkrete komike dhe të këndshme për ta kthyer ditën e parë të punës në diçka ndryshe”,-ka mbyllur fjalën moderatori.