Siç dihet blogerja e njohur Armina Mevlani prej kohësh e ka treguar se është shumë e dashuruar pas stilit të viteve 40’ dhe 50’. Në fotot e saj në Instagram vihet re se veshja, make-up-i, por edhe modeli i flokëve janë të këtyre viteve. Së fundmi nëpërmjet disa fotove ajo ka treguar se me këtë stil është dashuruar kur ka qenë vetëm 18 vjeç dhe shkak për këtë ka qenë një prej modeleve dhe aktoreve me famë botërore, Dita Von Teese.

Prej disa vitesh Armina është shfaqur me një stil të ngjashëm me aktoren, ku bie në sy buzëkuqi i kuq dhe modeli i flokëve që është afërsisht i ngjashëm me atë të Ditës.


Mbrëmjen e djeshme ajo ka realizuar një nga ëndrrat e saj më të mëdha dhe ka takuar idhullin e saj. Armina kishte shkuar për të ndjekur një nga shfaqjet e Ditës dhe e veshur me një fusta të zi dhe buzëkuq të kuq, ajo ka pozuar pranë saj.






