Pak muaj më parë vajza e këngëtares Miriam Cani dhe Alban Skënderaj nisi për herë të parë kopështin. Siç duket ajo është mjaft e lumtur që shkon në kopësht dhe këtë gjë e tregojnë më së miri fotot e ndryshme të postuara nga Miriami.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto të Ameli, e cila shihet e veshur me një fustan dhe me një çantë në shpinë duke pritur me padurim që të shkojë pranë miqve të saj. Siç duket nga pamjet vogëlushja është rritur aq shumë sa që tashmë nuk ka nevojën e prindërve për të shkuar diku.

“Nuk e përballoj dot gjithë këtë ëmbëlsi” – shkruan Miriam Cani krahas fotos e cila i ka zbukuruar ditën të gjithëve.





