Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 11:11

Në ditën e tij të lindjes, Kastro Zizo i bën urimin më të ndjerë të birit

Këngëtari Kastro Zizo është padyshim një ndër personazhet më interesant dhe të drejtpërdrejt të showbizit. Ai bëhet shpesh pjesë e mediave për shkak të deklaratave të ndryshme që bën. Dita e sotme është shumë e veçantë për Kastron pasi djali i tij Danka feston ditëlindje.

Ai mbush sot 12 vjeç dhe ka qenë vetë Kastro ai i cili e ka zbuluar nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

Këngëtari ka publikuar një foto ku shfaqet ai dhe djali, ndërkohë që pranë saj ka shkruar: "Tani je burruk e do bëhesh burran, tamam si burrat e moçëm. Edhe 100 mor plak. Ta do babi shpirtin."

Siç shihet dhe nga pamjet, Danke ka filluar ti ngajë jashtëzakonisht shumë babait të tij.