Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 11:11

Publikohen pamjet: Brenda ditëlindjes përrallore të vajzës së Rezartës dhe Ermalit

Vajza e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, Hera, ditën e djeshme ka festuar 5 vjetorin e saj të lindjes. Ka qenë Rezarta e cila në një postim të Istagram i bëri vajzës një urim shumë të ndjerë, ku tregonte disa nga momentet më të bukura të saj.

"Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi."- shkroi ajo pranë postimit.

Mirëpo surprizat për Herën e vogël nuk mbaruan me aq, pasi familja i kishte organizuar një festë madhështore ku të pranishëm ishin të gjithë familjarët e saj.

Në disa foto dhe video të publikuara në rrjetet sociale, Hera shfaqet e ulur në një tryezë të madhe ndërkohë që përreth ka të gjithë familjen. Siç shihet ambient është i ndriçuar i gjithi në rozë, ku bien në sy lulet dhe tullumbacet e shumta. Ndërsa Hera shfaqet e veshur me një fustan të fryrë dhe të gjatë, që e bën të duket si një princeshë e vërtetë.