Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 10:10

'Kisha turp të tregoja që isha nga fshati', moderatori shqiptar lë pa fjalë fansat

Ditën e djeshme në emisionin "Rudina" ka qenë i ftuar gazetari dhe mdoeratori i njohur Ervin Kurti, i cili si rrallëherë ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e tij. Ndonëse duket si një person pa komplekse, Ervini ka treguar se në fillim të karrierës së tij atij i vinte turp të tregonte se ishte me origjinë nga fshati.

"Unë nuk e kisha tagër që të bëhesha model suksesi që t’më ndiqnin të tjerët. Unë ndoqa ëndrrën time. Ka qenë pak e vështirë për mua, në fillim ndihesha i turpëruar kur i thoja njerëzve që jam nga fshati ose nuk ua thoja fare. Unë gjimnazin e kam bërë tek gjuhët e huaja dhe kur më pyesnin nga je, unë thoja nga Tirana.

“S’ka qenë kaq e emancipuar Farka para 17 vitesh, tani është kthyer në destinacion. Puna dhe kontakti me njerëzit më bëri të pyes veten përse duhet të kisha turp se isha nga fshati, kur në mëngjes kam pirë qumësht lope të freskët, jam ushqyer me fruta të freskëta, kam ngrënë nga produktet e kopështit", është shprehur Ervini.