Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 10:10

Harrojeni Luanën bjonde, moderatorja bën ndryshimin drastik e s’po u besojmë syve

Moderatorja Luana Vjollca është cilësuar shumë herë si një ndër vajzat më seksi dhe simpatike të ekraneve shqiptare. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale dhe çdo foto dhe video e saj komentohet gjatë nga fansat.

Luana prej vitesh i ka qëndruar besnike flokut bjond dhe rrallëherë ka bërë ndonjë ndryshim. Mirëpo së fundmi i ka lënë pa fjalë të gjithë fansat teksa është shfaqur e transformuar rrënjësisht.

Moderatorja dhe këngëtarja ka zgjedhur që të heq dorë nga ngjyra bjonde dhe ti lyej flokët të zeza. Në një foto të publikuar nga fotografi Flamur Iliazi, shihet se ngjyra e zezë e tregon shumë seksi Luanën.

Ndërkohë nuk dihet nëse vërtetë prezantuesja i ka lyer flokët apo thjesht ka vendosur një paruke, të vërtetën do ta zbulojmë në ditë në vazhdim.