Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 09:09

Bjonde dhe kaçurrelse, ja si dukej Poni 5 vite më parë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Poni, ndër vite me anë të zërit dhe muzikës që ka prodhuar është kthyer në një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Poni është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë publikon pamje nga jeta private dhe përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja është rikthyer pas në kohë duke rikujtuar disa nga prapaskenat e klipit "Dale Dale". Në disa foto të publikuara në ‘Instastory’, ajo shihet shumë më ndryshe se tani, me flokët kaçurrela dhe bjonde, këngëtarja shihet e transformuar tërësisht.

“Xhirimet e kripit ‘Dale Dale’. Të ruajtura në arkiv nga Niko Komani. 4 korrik 2013”,-shkruan këngëtarja e njohur e cila prej kohësh i ka mbetur besnike flokëve brun.