Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 09:09

Ups: Enca prezanton të dashurin, por pendohet dhe foton e fshin menjëherë

Këngëtarja Enca është padyshim një ndër personazhet më të komentuara në media dhe çdo veprim i saj përbën lajm. Së fundmi ajo u përfol gjatë për bashkëpunimin me Don Phenom "Kujt po i han", i cili rezultoi një sukses i vërtet dhe ka mbledhur miliona klikime në Youtube.

Pak ditë më parë ajo festoi ditëlindjen dhe vendosi që të shkonte për një udhëtim në Paris, ku siç tregoi nuk ishte me të dashurin por me familjen. Ndonëse këngëtarja ka deklaruar që është beqare, mbrëmjen e djeshme i ka habitur të gjithë fansa teksa ka publikuar një foto të një mashkulli.

Djali në fjalë i dërgon këngëtares një puthje, ndërkohë që Enca përmbi foto ka vendosur një zemër. Nuk dihet se kush mund të jetë djali në fjalë, por Enca është penduar menjëherë për këtë postim dhe e ka fshirë shumë shpejt.