Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Tetor 2018, 09:09

Flor Agalliu nuk ndalet, sjell super spektaklin e ri që do t’ju mbajë gozhduar përpara ekranit

Florian Agalliu është një prej figurave më të dashura të ekranit i cili me emisionin "Në shtëpinë tonë" ka arritur të  tërheq shumë vëmendje. Ai çdo mëngjes së bashku me Stela Konin prezantojnë programin shumë të ndjekur nga publiku, mirëpo shumë shpejt përflitet se Flori do të sjell dhe një reality show të ri që nuk është parë më herët në ekranet shqiptare.

Sipas burimeve pran ‘Prive’, është mësuar se moderatori do të prezantojë një reality show të ri që do të titullohet ‘Dita e parë e punës’. Mendohet se ky spektakël do të nisë nga Janari dhe do të zgjasë për rreth 12 javë.

‘Dita e parë e punës’ do të transmetohet në ‘Top Channel’ dhe sipas ‘Prive’ xhirimet e puntatave të para kanë nisur që tani.